Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”

24/10/2025 - 12:36
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen ekonomike të vendit, duke kundërshtuar tregimet e qeverisë Kurti mbi progresin ekonomik.

Sipas saj, realiteti tregon një pamje krejt tjetër, ku Kosova mbijeton kryesisht falë remitancave dhe dërgesave të qytetarëve që punojnë jashtë vendit.

“Ne ‘eksportojmë të rinjtë në Evropë’, dhe ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë. Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore”, ka shkruar Bajrami në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për periudhën janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro dhe vazhdon të thellohet.

Vetëm gjatë shtatorit të këtij viti, eksportet e Kosovës kanë qenë 85.8 milionë euro, ndërsa importet 606.2 milionë euro, duke shënuar një rritje të deficitit tregtar prej 21.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Bajrami thekson se shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë nga 17.7% në vitin 2022 në vetëm 13.04% për janar-shtator 2025.

“Ky është ‘progresi’ i Qeverisë Kurti”, shton deputetja, duke nënvizuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fund të postimit, Bajrami i ka ftuar qytetarët të shikojnë vetë raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të kuptuar gjendjen e ekonomisë.

JU REKOMANDOJMË

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri
04/07/2026 - 09:56

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në një postim në faqen zyrtare, KFOR ka...

Më shumëDetails

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan
04/07/2026 - 09:45

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në postimin e tij, Kurti ka rendtiur një varg me...

Më shumëDetails

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë
04/07/2026 - 09:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-së. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13...

Më shumëDetails

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit
04/07/2026 - 02:55

Posta e Kosovës ka lansuar emisionin e ri të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një ceremonie të mbajtur në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nënshkruhen kontratat për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – Policia jep detaje
04/07/2026 - 02:27

Janë nënshkruar kontratat për furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit me vlerë të përgjithshme prej 327,316 euro. Sipas...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur
04/07/2026 - 01:00

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshafin Babimoc të Obiliqit, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Veriu.info mëson se të ndjerët ishin duke drejtuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë