Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk di nëse ndonjë nga anëtarët e partisë do ta votojë Qeverinë “Kurti 3”.
Ai shtoi se qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë dhe nuk beson se ka ndonjë opinion të ndryshëm brenda radhëve të LDK-së.
“Nuk e besoj që dikush jashtë vullnetit të partisë e voton qeverinë Kurti 3. Do të jetë qëndrimi i partisë, nuk besoj që do të ketë qëndrime të ndryshme. Nuk ka hapësirë për mendime individuale, pasi ka të bëjë me mendimin politik”.
Gashi frikësohet se nëse formimi i Qeverisë dështon sot, vendi do të shkojë në një krizë buxhetore.
“Çështja që duhet të diskutohet nëse sot dështon formimi i qeverisë, kam frikë që vendi do të hyjë në një krizë buxhetore, dhe nga 1 janari asnjë pagesë nuk mund të kryhet”, tha ai para mediave, njofton Klankosova.tv.












