Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media në objektin e Qeverisë, në orën 17:00.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha 17:00”, thuhet në njoftimin e përcjellë për medie nga zyra e kryeministrit.
Ndryshe, kjo konferencë zhvillohet një ditë pas dështimit të Kurtit për të krijuar qeverinë e re, pasi ishin vetëm 56 vota për, 52 kundër e 4 abstenime.












