Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorja e “Trepçës” akuzon menaxhmentin për transferime të paligjshme – rasti i saj tashmë në Gjykatë të Apelit

28/10/2025 - 09:44
në Kryesore, Lajme
A A
Punëtorja e “Trepçës” akuzon menaxhmentin për transferime të paligjshme – rasti i saj tashmë në Gjykatë të Apelit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, ka marrë një vendim të ri për transferimin e punëtores Valdete Shabani, vendim që ajo e konsideron të paligjshëm dhe hakmarrës.

Më 20 tetor 2025, Ahmeti ka nënshkruar vendimin që Shabanin ta rikthejë në pozitën e Zyrtares së Logjistikës në Njësinë e Metalurgjisë e Zinkut, nga pozita aktuale e Udhëheqëses së Depove Doracake në Njësinë e Miniera me Flotacion – Kishnicë e Artanë. Vendimi, sipas dokumentit, erdhi dy ditë pas një kërkese të ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të njësisë, kërkesë kjo e cila nuk sqarohet mëtej në vendim.

“Po më gjuajnë si top ping pongu”, ka deklaruar Valdete Shabani në një prononcim për Klan Kosovën, duke shtuar se ky vendim është i jashtëligjshëm, pasi shkel Ligjin e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të “Trepçës” për Marrëdhëniet e Punës.

“Është e tmerrshme kjo çka po bëhet me mua. Po më gjuajnë si top ping pongu, sa në një njësi sa në tjetrën, pa më pyetur e pa më konsultuar fare. Kam qenë njëherë në Metalurgjinë e Zinkut, më transferuan shtatorin e kaluar, pastaj më kthyen këtu në Kishnicë e Artanë, kur e panë që kishin gabuar. Tash prapë po më çojnë atje, pa pyetur askush nëse mund të punoj në ato kushte”, ka deklaruar Shabani.

Ajo thekson se menaxhmenti është i informuar për gjendjen e saj shëndetësore, por që “nuk po e merr parasysh askush”.

Në tetor të vitit 2022, Valdetja kishte bërë një ndërhyrje kirurgjike në këmbën e majtë në Gjermani, ku vendosi implant. Që prej asaj kohe, ajo ka kufizime në ecje të gjata, qëndrim në këmbë, ngritje peshe, si dhe qëndrim në kushte të ftohta.

“Aty ku po më dërgojnë s’ka as kushte pune, as zyrë, as nevojë për Shef të Logjistikës. Krejt tjetër punë bëjnë ata. Këtë e dinë shumë mirë, por po duan të më detyrojnë të largohem vetë nga puna”, thotë ajo, për Klan Kosova.

Sipas saj, qëllimi i menaxhmentit është ta demoralizojë dhe ta detyrojë të japë vetë dorëheqjen.

Klan Kosova ka disa ditë që provon të bjerë në kontakt me Kryeshefin e Ndërmarrjes Trepça, Faton Ahmetin dhe përfaqësuesin ligjorë të ndërmarrjes, Arianit Voca, por asnjëri nuk iu përgjigjën pyetjeve dhe thirrjeve të Klan Kosovës.

Ndër të tjera, Valdete Shabani ka bërë me dije se do të ushtroj padi ndaj Ndërmarrjes Trepça për këtë transferin e fundit, sipas saj të kundërligjshëm. Duke e quar në dy – numrin e padive ndaj ndërmarrjes, pasi që padinë e parë e ishte bërë vitin e kaluar për dy transfere po ashtu të kundërligjshme, të cilat i kishte vërtetuar Gjykatën Themelore, por pas ankesës së ndërmarrjes lënda ka kaluar në Gjykatë të Apelit dhe akoma nuk ka një vendim për të.

“Kërkesa ime e vetme është të rikthehem në vendin e punës ku kam punuar rreth 9 vjet, në Flotacion në Stantërg dhe nuk do të ndalem deri sa të fitoj të drejtën time, sepse të gjitha transferet tjera më janë bërë kundërligjshëm”, ka përfunduar Valdete Shabani, për Klan Kosovën.

Çka ndodhi me Valdete Shabanin?

Valdete Shabani punon në “Trepçë” që 11 vjet, dhe prej vitit 2015 ka ushtruar detyrën e Zyrtares së Shërbimit Logjistik dhe Administrativ në Flotacionin e Stantërgut.

Por situata ndryshoi në gusht të vitit 2024, kur Faton Ahmeti mori detyrën e Kryeshefit të Ndërmarrjes. Vetëm në javët e para të mandatit, ai ndryshoi vendet e punës për rreth 60 punëtorë, duke thënë se “ndryshimet do të rrisin prodhimin”. Brenda një viti e tre muaj, numri i transferimeve ka kaluar shifrën 100.

Në grupin e parë të këtyre ndryshimeve ishte edhe Valdete Shabani. Më 3 shtator 2024, ajo u transferua nga Stantërgu në Metalurgjinë e Zinkut, në një pozitë që nuk kishte ekzistuar më parë – Zyrtare e Logjistikës.

Ajo e ankimoi menjëherë vendimin, duke theksuar edhe arsyet shëndetësore. Më 17 shtator Komisioni i Ankesave e refuzoi kërkesën si të “pabazuar”.

Pas intervenimit kirurgjik në Gjermani, ajo kategorizohet si person me nevoja të veçanta dhe nga ajo kohë është edhe pjesë e Hendikosit në qytetin e Mitrovicës Jugore.

Një muaj nga transferi i parë, Valdetes i vjen vendimi për transferin e dytë.

Me arsyetimin e nevojës për ristrukturim dhe organizim të punëtorëve të Ndërmarrjes Trepça, më 14 tetor, Kryeshefi Ahmeti merr vendim për transfer të Valdete Shabanit në Njesinë Biznesore Miniera me Flotacion në Kishnicë dhe Artanë, si Udhëheqës e Depos Doracake.

Edhe këtë vendim, Valdetja e ankimoi në Komisionin e Ankesave por përgjigja ishte e njëjtë si herën e parë. Refuzohet si e pa bazë.

Të dy vendimet e menaxhmentit për transferet e saj, Valdetja i ka dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, përmes një padie.

Kjo gjykatë, në aktgjykimin e datës 13 janar të këtij viti, kishte vendosur që ta aprovojë në tërësi padinë e Valdete Shabanit e cila ka kërkuar që të anulohen dy vendimet e Trepçës për ta transferuar në vende të tjera të punës dhe ta rikthejnë në vendin e punës të cilin e zotëronte para këtyre vendimeve. Gjykata ka kërkuar që këto vendime të anulohen dhe ka obliguar Ndërmarrjen Trepça që Valdeten ta rikthej në vendin e punës si Shefe e Shërbimit logjistik dhe administrativ, 7 ditë pas pranimit të këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të obligueshëm.

Por ndërmarrja e ankimoi vendimin, dhe rasti prej 9 muajsh është në Gjykatën e Apelit, ende pa vendim përfundimtar.

Në ndërkohë, pavarësisht procesit gjyqësor në vazhdim, menaxhmenti ka marrë sërish vendim për transferimin e saj në të njëjtin vend që më herët gjykata e kishte kontestuar.

Përveç sfidave ligjore, në mars 2025, Valdete Shabani pësoi një lëndim në vendin e punës në Kishnicë, kur një bulon i madh i ra në këmbën e djathtë.

Edhe për këtë ngjarje, ajo ka njoftuar organet përkatëse dhe e ka përfshirë rastin në ankesat e saj ndaj ndërmarrjes. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë
19/03/2026 - 21:29

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë