Sadri Ramabaja, analist në “Debat Plus” i ka kërkuar falje publike deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës, të cilin e ka njollosur mbrëmë në emision.
“Mbrëmë, në emisionin ‘Debat Plus’, pata një shkarje nga natyra ime, duke u lëshuar në interpretim të gabuar të fakteve dhe të informacioneve të pjesshme që kisha në dispozicion, duke u bërë kështu pre e logjikës së palës që përfaqësonte kolegu Përparim Gruda – një palë që, për një kohë të gjatë dhe sot, ka ndjekur e ndjek një qasje linçuese ndaj meje në sferën publike. Duke e rishikuar sot emisionin, jam i ndërgjegjshëm se mund ta kem cenuar dinjitetin e kolegut tim, z. Gruda. Për këtë arsye, përmes kësaj kërkimfaljeje publike, të cilën e konsideroj një akt që tejkalon dimensionin personal, dua ta shndërroj atë në kontribut për kujtesën kolektive dhe për pajtimin si akt moral”, ka shkruar Ramabaja në “Facebook”.











