Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Kurti është tepër larg ta fitojë shumicën, po humb si në kasino

28/10/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas dështimit të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë ‘Kurti 3.

Ai ka vlerësuar se kjo parti është në një proces të rënies dhe nuk ka mundësi reale për të fituar shumicën në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur nuk mundesh me formu shumicën dhe qeverinë me gjithë ato 400,000 vota e 42.3%, si mendon që mundesh me fitu në zgjedhje tjera, kur trendi yt i konfirmuar në nivel nacional është në rënie?”

“Ky është një problem i madh në kuptueshmërinë e Kurtit dhe LVV-së, sepse kjo parti është në trend të rënies në nivel nacional. Ka qenë 50.2% (kulmi në vitin 2021), prej nga ka fillu korrigjimi dhe tkurrja. Në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë 42.3%, ndërsa vetëm disa muaj më vonë ka rënë në matje në 40%, e pastaj 37%.”

Edhe në rast se LVV arrin ta mbajë përkrahjen aktuale, analisti thotë se ajo mbetet larg shumicës.

“Por edhe nëse supozojmë që e ruan nivelin aktual të matjes së fundit në nivel nacional, përsëri LVV është larg, tepër larg, për me fitu shumicën apo 51%. Kjo është e pamundur sipas trendeve dhe shumicës së indikatorëve racional dhe të besueshëm.”

Madje, Muharremi ka përdorur një analogji, kur thotë se Kurti po humb.

“Kjo tregon një situatë sikur në kazino kur ti, për shkak të moskujdesit dhe moskalkulimit të rrezikut, po humb gjithçka që ke fituar (si ndodhi me 400,000 votat e 9 shkurtit), por përsëri po shpreson se do të fitosh. Ti ke hyrë tashmë në tunel ku duket se nuk ka kthim mbrapa.”

“Nga kjo analogji kuptohet që pritjet apo teoria që LVV me fitu shumicën në zgjedhjet e ardhshme janë krejtësisht joreale dhe të ndërtuara në kornizën e lakmisë (për pushtet absolut), ngjashëm si në fushatën e 9 shkurtit.”

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij nuk kanë probleme me numrat, por me qasjen politike.

“Pra, aktualisht, përmes përkrahjes në zgjedhje nuk ka asnjë rrugë ku Kurti dhe LVV mundet me formu shumicën. Ai mundet me formu vetëm me partneritete dhe atë me partitë e mëdha të cilat nuk e dojnë si partner se nuk i besojnë më.”

“Pra, problemi i tij nuk janë zgjedhjet dhe numrat, sepse i pati ato 42.3%, por mentaliteti politik ku kërkon gabimisht ‘ose krejt ose asgjë’ dhe nuk pranon asgjë pos kontrollit dhe pushtetit absolut për vete. Albin Kurti dhe LVV nuk e kupton dhe pranon demokracinë parlamentare si dicka që duhet me nda pushtetin me tjerët dhe se pa i pasur 51% apo shumicën parlamentare, ske asgjë edhe pse je fitues kredibil me numra.”

“Prandaj, LVV nuk ka gjasa me fitu 51%, por me siguri do të vazhdojë rrugëtimin e saj të korrigjimit dhe tkurrjes. Ky trend në nivel nacional, me gjasë, do të vazhdojë drejt nivelit 30%-35%, e pastaj në rajonin 20%-25%, derisa LVV të ndalet, të reflektojë, të reformohet dhe të mendojë për të ardhmen e saj.”

JU REKOMANDOJMË

Plagoset një person me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
15/07/2026 - 23:00

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës. Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e...

Më shumëDetails

Abdixhiku në videoadresim tha se 148 nënshkrime janë deponuar në LDK kundër tij, Zemaj thotë se janë 151

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
15/07/2026 - 22:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një video adresim ka thënë se 148 nënshkrime janë deponuar në LDK që kërkojnë Kuvendin të ri zgjedhor...

Më shumëDetails

Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0
15/07/2026 - 22:55

Redaksia e TandemPress ka siguruar raportin mjekësor të njërit prej pacientëve të përfshirë në rastin e helmimit që ka nxitur hetime nga institucionet kompetente. Në dokumentin mjekësor, në posedim të...

Më shumëDetails

Zhduket 12-vjeçarja në këtë qytet të Kosovës, familja në ankth

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/07/2026 - 22:55

Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Gjakovë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e saj. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për...

Më shumëDetails

“Nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet“

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
15/07/2026 - 22:36

Florian Dushi nga LDK, ka deklaruar se zhvillimet e fundit brenda partisë nuk kanë për qëllim përçarjen, por forcimin dhe zhvillimin e saj. Dushi në Debat Plus tha...

Më shumëDetails

Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)
15/07/2026 - 22:18

Një video “shokuese” është shpërndarë në rrjetet sociale ku një hoxhë derisa mban ligjëratë brenda xhamisë ofendon komandantët e UÇK-së, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Komandantë i UÇK-së e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë