Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Riad, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
Në njoftimin e saj, Osmani shkroi se Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të bazuara në miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Gjatë takimit, palët kanë konfirmuar gatishmërinë për të thelluar partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe kanë diskutuar për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT). /IndeksOnline/
Postimi i plotë:













