Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Racista” e “të pafytyrë” BE-së, dhe kundërshtimi i partisë: Shpërthimi i Enver Hoxhajt

27/07/2022 - 19:38
në Kryesore, Lajme
A A
“Racista” e “të pafytyrë” BE-së, dhe kundërshtimi i partisë: Shpërthimi i Enver Hoxhajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kjo verë e nxehtë e ka zënë Kosovën me një numër të madh problemesh politike, ekonomike e sociale. Për shkak të gjithë kësaj nxehtësie, jo vetëm atmosferike, një shpërthim i papritur ka ndodhur brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Shpërtheu Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, dy ish kryetarëve të PDK-së që ndodhen aktualisht në paraburgim në Hagë.

Në muajin maj, ai madje edhe do t’i vizitonte ish krerët e partisë së tij dhe të UÇK-së. Që nga maji kanë kaluar më pak se tre muaj, e megjithatë me Enver Hoxhajn kanë ndodhur shumë gjëra.

Në një intervistë të fundit të dhënë për një gazetë nga Shqipëria të quajtur Priza, z. Hoxhaj është treguar është treguar përsëri i ashpër, me një fjalor të radikalizuar ndaj BE-së dhe ku nuk përtoi t’i dilte sërish kundër partisë së tij.

Për një ish shef të diplomacisë kosovare, ai ka përdorur gjuhë jashtëzakonisht jodiplomatike kundër Bashkimit Evropian – edhe pse shembull më të mirë nuk po jep as shefja aktuale e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Por, Hoxhaj njihej për një fjalor krejtësisht ndryshe. Ai e quajti BE-në “raciste” e “të pafytyrë” në një shpërthim që kësaj here mori për shkas mosliberalizimin e vizave.

“Mungesa e një vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën… është shpërfaqje e një racizmi të hapur ndaj Kosovës! Është një pafytyrësi evropiane, mungesa e një vendimi dhe mosdhënia e një shpjegimi racional se çfarë po ndodh!” – u shpreh ai.

Kundër partisë

Por, shpërthimi i tij i fundit nuk është i pari gjatë tre muajve të fundit. Ai kishte bërë bujë edhe kur në mënyrë të hapur i kishte dalë kundër qëndrimit të partisë për Ballkanin e Hapur.

Hoxhaj ishte rreshtuar në të kaluarën e tij prapa çdo vendimi që merrte PDK-ja, në kohën e Thaçit e në kohën e Veselit. Sidoqoftë, edhe në intervistën e fundit ai është shprehur përsëri haptas e zëshëm pro kësaj iniciative, përkundër që partia e tij i ka dhënë mbështetje Qeverisë Kurti për çështjen.

Më herët, ai pretendonte se PDK-ja si parti nuk kishte qëndrim për çështjen derisa elaboronte qëndrimin e tij personal.

“Unë mendoj që Kosova është duke humbur kohë, pa nevojë, pa argument politik apo ekonomik, duke i thënë jo ‘Open Balkan’! Unë jam deklaruar pro pjesëmarrjes në ‘Ballkanin e Hapur’. Ky është qëndrim personal imi si nënkryetar i kuvendit të Kosovës, si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-ja ndërkohë nuk ka qëndrim,” – shprehej Hoxhaj.

Por, PDK-ja megjithatë kishte qëndrim nëse e marrim të mirëqenë se kryetari i kësaj partie është përnjëmend kryetar i kësaj partie.

“…Përtej një projekt ekonomik, ai është një projekt politik. Dhe ne nuk mundemi që duke qenë padyshim mbështetës të tregut të lirë, qarkullimit pa pengesa, të njerëzve, mallrave dhe ideve po ashtu, nuk mund t’i mbyllim sytë përballë faktit se Kosova dhe Serbia kanë një konflikt të ngrirë i cili nuk po duket se do të zgjidhet së shpejti. Origjina e Ballkanit të Hapur për neve është problematike, s’mund të ulemi me aq lehtësi në tavolinë e të konsiderohemi të barabartë ku s’kemi qenë nga gjeneza e tij. Ka një konsesus në skenën politike të Kosovës, që nuk e mbështet përfshirjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur,” – kishte thënë Memli Krasniqi.

Luftë për pushtet në PDK?

Enver Hoxhaj kishte qenë ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së pas arrestimit të Kadri Veselit. Ai kishte kryer këtë funksion për disa muaj, duke u shfaqur edhe si një figurë që potencialisht mund të merrte në dorë dizgjinat e saj përfundimisht në zgjedhjet e brendshme.

Por, Hoxhaj as që kandidoi për kryetar, derisa kjo pozitë iu besua Memli Krasniqit nga delegatët zgjedhës.

Memli besohet të ketë pasur edhe mbështetje nga të paraburgosurit në Hagë.

Sidoqoftë, në gushtin e vitit 2021, një tjetër veprim nga Hoxhaj do t’i jepte qartësi tensioneve brenda PDK-së. Ai do të dorëhiqej nga pozita e anëtarit të Kryesisë së PDK-së, ku ishte propozuar me vendim të kryetarit të ri, Memli Krasniqit.

Asnjë anëtar i kryesisë së PDK-së nuk ka folur në lidhje me deklaratat e Hoxhajt që bien ndesh me qëndrimin e partisë sa i përket Ballkanit të Hapur, por as në lidhje me dorëheqjen e tij nga pozita e anëtarit të Kryesisë.

Mos-pajtimet në PDK kishin qenë publike edhe në raste të tjera. Emra të tjerë të anëtarëve të kryesisë vitin e kaluar kishin bërë nervozë një numër të madh njerëzish, ndërkohë që në anën tjetër, ish këshilltari i Kadri Veselit me emrin Nijazi Kryeziu, kishte kritikuar ashpër Vlosa Çitakun dhe Bernard Nikajn.

“Asnjëri nuk kanë legjitimitet në postet e tyre sepse nuk kanë marrë pjesë në asnjë nivel të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së. Janë të emruar, ashtu siç kanë qenë të emruar ambasadorë”, kishte thënë z. Kryeziu.

Nuk dihet se cilat do të jenë pasojat e këtij radikalizimi të gjuhës nga ana e Hoxhajt, por besohet që edhe brenda PDK-së qëndrimet për çështjen e Ballkanit të Hapur dhe tema të tjera nacionale nuk janë uniforme.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë