Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar sot në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku tregoi se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij.
Moderatori rrëfeu sa shumë i mungon djali dhe iu drejtua me një mesazh ish-partneres së tij.
“Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam mundësi të di si e kam djalin. Djali ka bërë 7 vjet, më mungon, dhe deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do të vazhdojnë, dhe do i përgjigjem deri në fund.
Faji që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri-tjetrin. Por të drejtën për djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon situatën që kemi.
Djali im është autik dhe mënyra e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar kjo situatë, ajo luan me veten duke më lënduar mua, ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.
Kur ta takoj, do ia them të vërtetën time. Ai rritet në një të vërtetë, por besoj se do e kuptojë edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyeshme, por në raportin Loart-Meriton, ka abuzuar deri në maksimum”, u shpreh Meriton.













