Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.
“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për Gazeta Blic.
Përpos Limajt, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në ora 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota, dhe kështu të formohet Qeveria e re.











