Qeveria në detyrë e Vetëvendosjes, pa mandat, pa kapacitet vendimarrës dhe e kundërligjshme në vendimarrje (me vendim të Gjykatës Supreme), është investuar që të bëjë fushatë zgjedhore me pagën minimale. Anipse as para 1 viti thirreshin se 500 euro paga minale nuk e lejon “formula”, sot Hekuran Murati ka provuar të nis një proces, që askush s’e di se nga ia ka paramenduar ligjshmërinë, me qeveri në detyrë.
Arton Demhasaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e quajti “blerje të votës” dhe “hipokrizi”.
“Ku mbeti ajo formula tash?”, shkroi Demhasaj.
Postimi i plotë:
4 vjet në pushtet, e nuk pranonin me rrit pagën minimale në 500 euro — sepse “formula” s’e lejonte!
E tash, si qeveri në detyrë, si qeveri e kundërligjshme, propozojnë pagën minimale 500 euro!
Ku mbeti ajo “formula” tash?!
Blerja e votes ka emer!
Hipokrizia ka emer!












