Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të diskutuar buxhetin në tri komuna: Prishtinë, Zubin Potok dhe Gjjilan ka përfunduar.
Pas kësaj është deklaruar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila potencoi se Kosova është në krizë dhe ka nevojë për institucione.
“Rendi i ditës që mund të trajtojmë ne si kryesi e re është thirrja e senacës së re plenare për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, është shkelje e Kushtetutës, ne nuk guxojmë të similojmë normalitet sepse Kosova nuk është në një situatë normale.
Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë, dhe shpresojmë se liderët politkë aty do konfirmojnë se a ka shumicë të re parlamentare, apo do shkojmë në zgjedhje të reja.












