Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas serb, është kapur të enjten rreth orës 16:00 në Prishtinë, gjatë një aksioni të njësive policore që po monitorojnë personat në kërkim nga drejtësia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/
 
			 
			











