Ndonëse kishte urdhër për sjellje me detyrim në seancën ku po akuzohet për përdorim të armës, ministri në detyrë Xhelal Sveçla, nuk u paraqit.
Gazetarja e Klan Kosova, Gremisa Latifi, tha se avokati i tij ka njoftuar se klienti i tij është në vizitë zyrtare jashtë vendit.
Ndërkaq, Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku ishin të pranishme në seancën si të akuzuar për përdorim të armës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Megjithatë, në mungesë të Sveçlës, seanca dështoi të mbahej.
Millaku, Zyba, Sveçla dhe Pacolli akuzohen se në vitin 2018 kishin hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Klankosova.tv
 
			 
			











