Nënkryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Ekrem Berjani, ka dalë kundër kandidaturës së kandidatit të kësaj partie Besnik Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si përçarës, shkruan Reporteri.net.
Berjani ka publikuar në Facebook një leter që i ka dërguar kryetarit aktual të Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka bërë të qartë se ai nuk e mbështet Besnik Osmanin në garën e balotazhit të 9 nëntorit, ndërsa e akuzon këtë subjekt për përdorim të metodave të parregullta për të ndikuar te votuesit.
“Nuk e kam mbështetur kandidatin tuaj për kryetar z.Besnik Osmani, pais ai është treguar përçarës brenda strukturave të LDK-së dhe brenda institucionit komunal duke dëmtuar unitetin e brendshëm dhe besimin e qytetarëve”.
“Dua të jem i qartë; në këtë balotazh nuk do ta keni mbështetjen time, pasi po përdorni metodave të parregullta për të ndikuar te votuesit”, thuhet ndër të tjera në letrën që Berjani i ka dërguar Berishës me datë 30 tetor.
















