Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama i reagon sërish Kurtit: Cilin buxhet nuk e jep, të popullit që mban shtetin me tatime, apo të partisë që e ke kthyer në pronë private?

02/11/2025 - 13:28
në Kryesore, Lajme
A A
Rama i reagon sërish Kurtit: Cilin buxhet nuk e jep, të popullit që mban shtetin me tatime, apo të partisë që e ke kthyer në pronë private?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar sërish Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, tha se ai s’i jep paratë e shtetit për “ata kryetarë që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin”, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, Kurti e tha me zë të lartë që s’ka para e s’jep përkrahje për komunat që s’janë të VV-së, ndërsa shton se buxheti i shtetit është detyrim kushtetues.

“Pavarësisht iluzioneve të tua, ishe kryeministër i një shteti demokratik. Ishe, sepse me këtë tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe me këtë përçarje të popullit, nuk do të jesh më”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Deklarata e Albin Kurtit “nuk e jap buxhetin për…” është skandaloze. Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt “s’e jep”?
Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?
Albin Kurti e tha më në fund me zë të lartë atë që unë kam alarmuar prej dy vitesh: “S’ka para, s’ka përkrahje, s’ka zhvillim për komunat që s’janë me ne.”

Buxheti i shtetit nuk është shpërblim as ndëshkim, është detyrim kushtetues! Ai nuk shpërndahet sipas besnikërisë partiake. Në demokraci, kush e përdor paranë publike për të ndëshkuar kundërshtarët, është autokrat që fshihet pas fjalëve “populliste”.

Kjo nuk është më politikë është rrezik institucional!

Kur ish kryeministri flet si pronar, qytetari humb statusin e sovranit. Aty ku qytetari humb, fillon kultivimi i një autokracie të rrezikshme, që ushqehet nga servilizmi, frika dhe përfitimi.

Albin Kurti, pushteti nuk është pasqyrë për t’u admiruar. Është provim që e ke dështuar me arrogancë. Ata që i ke pranë servilët dhe të padijshmit që ta ushqejnë egon përditë ndoshta ta kanë krijuar përshtypjen se je figurë superiore,i pazëvendësueshëm, mbi ligjin dhe mbi kushtetutën.

Por nuk je!
Kosova është shtet demokratik.

Këtë duhet ta mbash mend ti dhe ata që i ke pranë, që në vend se të të korrigjojnë për deklarata kaq skandaloze, të duartrokasin me servilizëm!

Pavarësisht iluzioneve të tua, ishe kryeministër i një shteti demokratik. Ishe, sepse me këtë tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe me këtë përçarje të popullit, nuk do të jesh më!

JU REKOMANDOJMË

Vandalizimi i tabelave në Veri, Elshani jep detaje thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur
Lajme

Incidenti te ura në Ibër, Elshani: Lëshimi i ujit nuk ishte akt sabotazhi

03/11/2025 - 15:04
Konfiskohen 10 armë zjarri në Prishtinë
Lajme

Konfiskohen 10 armë zjarri në Prishtinë

03/11/2025 - 14:53
Xhaferi: “Kur timoni është në dorën e gabuar, të gjitha rrugët të dërgojnë në humnerë”
Lajme

Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

03/11/2025 - 14:24
Takohen Jashari e Ulutash, flasin për situatën e sigurisë në vend e rajon
Lajme

Takohen Jashari e Ulutash, flasin për situatën e sigurisë në vend e rajon

03/11/2025 - 14:18
‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
Lajme

Çfarë pritet të ndodhë pas 5 nëntorit? Flet Baraliu

03/11/2025 - 13:52
Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh
Lajme

Lushtaku: Koalicioni me LVV-në i pamundshëm, episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar

03/11/2025 - 13:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet mitrovicasi: Vartësit e Faton Pecit futen veturat në oborrin tim në orën 22:00 të natës dhe na shkaktuan shqetësim

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë