Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhje të reja apo qeveri kalimtare/ Paralajmëron ish diplomati: Nëse kemi të njëjtin rezultat, mund të përsëritet e njëjta situatë

02/11/2025 - 20:22
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhje të reja apo qeveri kalimtare/ Paralajmëron ish diplomati: Nëse kemi të njëjtin rezultat, mund të përsëritet e njëjta situatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
 

Për ish diplomatin, Avni Arifi, dështimi i qeverisë ka qenë i pritur, pasi Vetëvendosje nuk i ka pasur votat dhe për 8 muaj e ka mbajtur peng Kosovën.“Po ky dështim ky dështim ka qenë i ditur, i pritur për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse partia e parë që ka dalë në garë nuk i ka pas votat. Për tetë muaj ditë vendosja e ka mbajtur peng Kosovën, duke thënë se i ka votat për qeveri, po jo për kuvend, ka shpik lloj-lloj probleme të paqena në krye të institucioneve për me ik kësaj dite, domethënë, ku do të shihet se nuk i ka votat dhe në të njëjtën kohë ka hezituar apo nuk ka bërë përpjekje serioze me krijuar një marrëveshje politike me subjektet e tjera për me pas shumicë parlamentare. Edhe definivisht të dielën e mori vesh qytetari i Kosovës se në këtë legjislaturë nuk mundet me pas Kurti të re. Tash jemi në një fazë tjetër, në një fazë ku si duket asnjë parti nuk mundet me siguruar shumicën parlamentare. Ekzistojnë dy zgjidhje, zgjidhja është një parti, një qeveri kalimtare, qeveri kalimtare, apo qeveri e unitetit, apo quaje qysh të duash, me të gjitha subjektet politike, për shembull, në mënyrë që me u tejkaluar buxheti, me shpëtuar nja minimum 65 milionë euro të Bashkimit Evropian dhe punë të tjera të Bashkimit Evropian dhe diku në pranverë me shkuar në zgjedhje. Mirëpo, i takon deputetëve apo i takon partisë fituese që të që të vendosin në çfarë drejtimi don me çua Kosovën”, ka vlerësuar ai.

Ish diplomati thekson se të gjitha vonesat kanë qenë mashtrim nga Vetëvendosje dhe pavarësisht bllokadës, nuk mundën t’i iknin ditës që të vërtetohej se nuk i kishin votat.

“Zvarritja dhe vonesat në KQZ, të gjitha janë të qëllimshme, të gjitha janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim me ik asaj çka ndodhi të dielën, domethënë, kanë luajtur një lojë që duhet pas se partitë opozitar nuk duan bashkëpunim me ta, as nuk kanë lëshuar rrugë vetë, po njëkohësisht e kanë mbajtur krejt vendin të bllokuar. Praktikat parlamentare ku asnjë parti nuk don me bë koalicion me partinë që ka dalë e para në garë, nuk janë hera e parë që ka ndodhur. Para dy vitesh ka ndodhur në Holandë, ku e provon, kur je nuk e ke shumicën parlamentare, atëherë lëshon rrugë për ata që mujnë me bë shumicën parlamentare ose e çon vendin në zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka, kurse këta që nga zvarritja e rezultateve të KQZ-së, që nga ankesat që i bënin një pas një për sendet kota dhe sa për me përfituar kohë. Pastaj ato deklarimet skandaloze se për Albulenën nuk i kemi votat, po për Kurtin i kemi votat, domethënë, mashtrim pas mashtrimi, bojkot mbas bojkoti, bllokadë mbas bllokade, po prapë se prapë nuk mundën me ik të dielës ku u konstatua se Kurti ka bile bile një votë më pak sesa vetë Albulena që i kishte 57 vota njëherë”, është shprehur ai.

Sipas Arifit, nuk ka zgjidhje pos zgjedhjeve që mund të mbahen në dhjetor, por që mund të bëhet dhe një qeveri kalimtare.

“Po nuk ka zgjedhje, nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve. Por vetëm është një çështje, a do të mbahen dhjetor, apo do të mbahen, apo do të improvizojnë faktorët, akterët politik diçka në mënyrë që me bë buxhetin e mos me shty vendin në një kaos apo kolaps ekonomik dhe mos me i humb miliona nga BE-ja. E kanë në dorë, domethënë me bë një qeveri kalimtare, tre-katër muajshe, tek e fundit sa mora vesh KQZ-ja nuk ka as mjete për me organizim të zgjedhjeve. Nëse këta vendosin me krijuar një qeveri kalimtare, domethënë, qoftë quaje qysh të duash, natyrisht nuk mundet me qenë Kurti kryeministër, sepse është harxhuar ai opsion në përpjekjen e parë, atëherë nuk do të ketë zgjedhje. Përndryshe zgjedhjet i gjejnë në dy, në pjesën e parë të dhjetorit”, ka theksuar ai.

Sa i përket zgjedhjeve të reja, Avni Arifi parasheh se mund të kemi të njëjtën situatë si deri tani, nëse kemi të njëjtin rezultat.

“Nuk thashë që është opsioni i vetëm, a mund me bë një qeveri të përkohshme? Mund me bë, mund me tejkaluar vetveten. Secila parti politike për hir të interesit të vendit, po e bën një qeveri kalimtare, jo domosdoshmërish e përbërë nga liderët e partive politike, nga figurat kryesore të partisë, mirëpo po flasim për procese shumë të rëndësishme. Sa i përket zgjedhjeve, nëse është i njëjti rezultat, do të kemi të njëjtën situatë, i takon qytetarëve të Kosovës të vlerësojnë. Mirëpo, e qartë që kur nuk ke kurrfarë opsioni tjetër, atëherë vjen zgjedhjet, nuk ke tjetër opsion”, ka deklaruar Avni Arifi.

JU REKOMANDOJMË

Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro

03/11/2025 - 10:20
Lajme

Anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

03/11/2025 - 10:04
“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të
Lajme

“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të

03/11/2025 - 09:27
Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së
Kryesore

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

03/11/2025 - 09:14
Arrestohet i riu në Gjilan që grabiste çanta grave në qendër të qytetit (EMRI)
Lajme

Arrestohet i riu në Gjilan që grabiste çanta grave në qendër të qytetit (EMRI)

03/11/2025 - 09:06
Dreka e lamtumirës për Fatos Nanon: Ukë Rugova, Xhavit Haliti, Vlora Çitaku bashkë me Ruçin, Majkon e Ballën
Kryesore

Dreka e lamtumirës për Fatos Nanon: Ukë Rugova, Xhavit Haliti, Vlora Çitaku bashkë me Ruçin, Majkon e Ballën

03/11/2025 - 08:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano: Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe Çitakun e Halitin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë