Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka publikuar pamje nga një aktivitet i fushatës elektorale për balotazhin e 9 nëntorit.
Ai tha se sot fushatën e vazhdoi me partnerë të koalicionit.
“Simbolikisht, me besim e përkushtim, nga sot me partnerët e koalicionit po e vazhdojmë fushatën për qytetin tonë. E nisëm nga ura mbi Liqenin Akumulues, si simbol i lidhjes, bashkimit dhe dashurisë sonë për Mitrovicën”, ka shkruar ai.













