Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK mban mbledhje të Kryesisë: S’kemi votë për asnjë mandatar nga VV’ja – s’ka zgjidhje pos zgjedhjeve të parakohshme

05/11/2025 - 19:21
në Lajme
A A
PDK mban mbledhje të Kryesisë: S’kemi votë për asnjë mandatar nga VV’ja – s’ka zgjidhje pos zgjedhjeve të parakohshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, rezultatin e arritur të kësaj partie në rundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe vazhdimin e angazhimit për balotazh.

Sipas njoftimit për media, PDK ka vlerësuar se “dhënia përsëri e mandatarit LVV-së përbën humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të krizës institucionale, sepse tashmë është e qartë që askush nuk e ka shumicën për ta formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”.

Në këtë mbledhje thuhet se u ripërsërit njëzëri qëndrimi se “PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij ngërçi, duke u kthyer qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”.

“Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur çdo sektor, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja”, u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh mirënjohës për angazhimin e secilit anëtar dhe përkrahës të këtij subjekti politik “që i mundësoi partisë rikthimin në vendin e parë pas 12 viteve sa i përket votës popullore në zgjedhjet lokale me 187.526 vota, me ç’rast PDK ka siguruar 206 ulëse gjithsej në Kuvendet Komunale, duke lënë prapa partitë e tjera”.Krasniqi kërkoi nga Kryesia që të vazhdojë angazhimin dhe mobilizimin “për fitore në Mitrovicë, Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Klinë dhe Dragash, ku PDK është në garë, edhe në ditët e mbetura deri në balotazhin e 9 nëntorit”.

JU REKOMANDOJMË

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it
13/07/2026 - 15:30

Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (Regional Command-East – RC-E), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje për reagim ndaj një skenari të simuluar...

Më shumëDetails

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
13/07/2026 - 15:20

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “do t’i godasim shumë fort”, ndërsa kritikoi Iranin për dështimin për të arritur marrëveshje. “Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë...

Më shumëDetails

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë
13/07/2026 - 14:46

Ngjarja rreth kushteve skandaloze në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka marrë një kthesë edhe më të rëndë. Nëna e cila denoncoi publikisht mungesën e sapunit, çarçafëve dhe...

Më shumëDetails

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse
13/07/2026 - 14:42

Më datë 22 qershor të këtij viti, rreth orës 08:15 të mëngjesit, një incident fatal në kantierin e ndërtimit të kompleksit “Prizreni i Ri” në lagjen Arbana të...

Më shumëDetails

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë
13/07/2026 - 14:20

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave: S.K., A.K., F.F., L.A., A.F., dhe D.G., për shkak të dyshimit të...

Më shumëDetails

“Bisedimet me rezultat të njëjtë”, Shala: Do të shkojmë prapë në zgjedhje

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
13/07/2026 - 13:45

Analisti politik Azdren Shala ka komentuar takimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me partitë opozitare, duke vlerësuar se negociatat mund të mos çojnë drejt një marrëveshjeje për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë