Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi sot fushatë në qytetin e Pejës, ku i doli në mbështetje kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të komunës, Taulant Kelmendi.
Gjatë fjalimit para qytetarëve, Kurti e sulmoi kryetarin aktual, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur “Muhaxher me sherr”.
“Prej datës 9 nëntor e keni shansin të kaloni te një kryetar Kelmend me mend, e jo te një Muhaxher me sherr”, deklaroi Kurti.













