Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e mbulon pluhuri, shtete anëtare kërkojnë përparim në disa fusha, përfshirë Dialogun

06/11/2025 - 12:46
në Lajme
A A
Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e mbulon pluhuri, shtete anëtare kërkojnë përparim në disa fusha, përfshirë Dialogun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burime të Gazetës Express në Bruksel bëjnë me dije se ende s’ka pasur ndonjë zhvillim rreth aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, ndonëse kanë kaluar gati tri vjet që kur kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin në dhjetorin e vitit 2022.

Kam frikë se nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në këtë drejtim”, ka thënë ky burim i Gazetës Express brenda BE-së.

Ky burim, ka përmendur vetëm dorëzimin e aplikimit të Kurtit më 15 dhjetor si veprimi i vetëm që ka ndodhur brenda këtyre tri viteve.

“Mund vetëm të konfirmoj se letra e atëherë kryeministrit Albin Kurti është dorëzuar më 15 dhjetor tek presidenca e Këshillit, në të cilin Kosova aplikon që të bëhet anëtare e BE-së”, ka shtuar tutje ky burim, duke theksuar se Presidenca e Këshillit duhet të merret tutje me dosjen e aplikimit të Kosovës.

Përgjatë kësaj periudhe tre vjeçare vetë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Kurti në vitin 2024 kishte thënë se Kosova duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat e t’i dorëzohet pyetësori, meqë Kosova s’ka alternativë tjetër pos BE-së, Derisa sipas presidentes Vjosa Osmani, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe duhet t’i aprovohet statusi i vendit kandidat.

Megjithatë, ndryshe mendohet në Bruksel. Zyrtarë të shtetit danez që aktualisht drejton Presidencën e Këshillit konfirmojnë që Kosova duhet të bëjë progres të mëtejshëm në shumë fusha të rëndësishme. Ky është edhe qëndrim i shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ashtu si të gjitha vendet aspirante, rruga e Kosovës drejt BE-së bazohet në kritere të qarta dhe një proces rigoroz, të bazuar në meritë. Si Presidencë, vërejmë se shumë Shtete Anëtare janë të etura të shohin përparim të mëtejshëm në fusha të rëndësishme nën udhëheqjen e qeverisë aktuale”, ka thënë një zyrtare e Presidencës Daneze për Gazetën Express.

Kjo zyrtare e Presidencës daneze tutje ka thënë se Komisioni është në dialog të ngushtë me përfaqësuesit e Kosovës, për atë se si duhet përparuar në një numër çështjes, përfshirë këtu edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni është në dialog të ngushtë me përfaqësuesit e Kosovës se si të përparojë në një numër çështjesh. Për më tepër, një sërë shtetesh anëtare janë mjaft të përfshira në baza dypalëshe, duke përfshirë edhe ato që lidhen me dialogun Beograd-Prishtinë”, ka përfunduar kjo zyrtare e presidencës daneze për Gazetën Express.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 14 dhjetor të vitit 2022 kishin nënshkruan aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat.

Që atëherë, Kurti e Osmani në vazhdimësi kanë kërkuar që Kosovës t’i aprovohet aplikimi. Krerët e shtetit të Kosovës krahas me aprovimin e statusit të vendit kandidat, kanë kërkuar edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Megjithatë në raportin e fundit të Progresit që iu është dorëzuar Osmanit dhe Kurtit, bëhet me dije se një gjë e tillë do të ndodh në momentin kur të ndodh trasnferimi i pushtetit lokal në Veri të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë
13/07/2026 - 09:46

Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e...

Më shumëDetails

Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohen për keqtrajtimin e një punonjësi të EULEX’it pas një incidenti për parkim
13/07/2026 - 09:34

Shërben si objekt ndalimi për kryerës të veprave penale. Në këtë qendër, qytetarë të dyshuar ndalohen kryesisht për 48 orë. Por kushtet higjienike në këtë qendër ndalimi në...

Më shumëDetails

Dyshimi për kërcënim ndaj Kurtit çoi në arrestimin e shtetasit të huaj në Stançiq

Haki Abazi e quan “3D” Albin Kurtin: Deformim, demagogji, degradim
13/07/2026 - 09:18

Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej me urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
13/07/2026 - 08:44

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Kjo ështe gjendja në pikëkalimet kufitare në Kosovë

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
13/07/2026 - 08:27

Mëngjesi i sotëm ka nisur qetë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kuftiar, pritjet për hyrje dhe...

Më shumëDetails

Sot varroset i riu që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë

Sot varroset i riu që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë
13/07/2026 - 08:15

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një banesë në Mitrovicë. Veriu.info mëson se personi që ishte gjetur i vdekur në Mitrovicë është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë