Në tentativën e parë, kryetari i LVV-së Albin Kurti, dështoi të zgjidhet Kryeministër duke marrë vetëm 56 vota.
Dy ditë më parë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie u mblol ku propozoi emrin e dytë atë të Glauk Konjufcës.
Konjufca u mandatua nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ka dy javë kohë të sigurojë numrat e nvojshëm për të formuar Qeverinë e re.
Se a pritet t’i sigurojë votat e nevojshme Konjufca dhe rrjedhimisht t’a formojë Qeverinë, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.
Humolli tha se për momentin se si është atmosfera politike vështirë që Konjufca t’i marrë votat e mjaftueshme.
Ai tha se të njëjtit se si po veprojnë (LVV-ja) dëshirojnë t’i mbajnë zgjedhjet para Vitit të Ri kur vjen edhe diaspora në pushim.
“Siç është atmosfera politike është veshtirë që do ketë mundesi Konjufca të mar votat e mjaftueshme”
“Mënyra e menaxhimit po duket që është që zgjedhjet të bëhen para Vitit të Ri .VV-ja po duket se nuk i beson votuesve që jetojnë në Kosove po beson se votuesit që jetojnë në mergim kanë mundesi me e votu” tha Humolli në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.












