Një vrasje e dyfisht ka ndodhur sot në fshatin Gullubovc të Malishevës, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllëzër të këtij fshati.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline Drejtori Rajonal I policisë në Gjakov[s Lumni Graishta.
“ Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gullbovc të Malishevës. Viktimat janë nga ky fshat dhe janë vëllëzër. I dyshuari është dhëndrri i tyre nga komuna e Drenasit. Viktimat janë dërguar në mergjencën e Kijevës ku dhe më pastaj është konstatuar vdekja e tyre”, tha ai.












