Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thaçi paralajmëron ankesë në Kushtetuese pasi Apeli ia rrëzoi kërkesën për veçim procedure dhe shtyrje të gjykimit

06/11/2025 - 13:17
në Kryesore, Lajme
A A
Thaçi paralajmëron ankesë në Kushtetuese pasi Apeli ia rrëzoi kërkesën për veçim procedure dhe shtyrje të gjykimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Presidenti Hashim Thaçi i përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pasi Apeli ia rrëzoi mocionet lidhur me veçim të procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmim të aktakuzës ndaj tij, duke thënë se nuk është në përputhje me juridiksionin e DhSK-së

Për këto dy ankesa, Apeli kishte marrë vendim më 28 tetor 2025. Ndërsa, tani mbrojtja thotë se do të ushtrojë të drejtën për t’iu referuar Kushtetueses për shkelje të të drejtave të Thaçit të cilat sipas tyre nuk u zgjidhën nga vendimi i Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se kërkon një vendim përfundimtar për këto çështje të ngritura nga ana e tyre përpara se dosja gjyqësore t’i kalojë trupit gjykues.

Ndryshe, mbrojtja kishte argumentuar se duhej veçuar procedura ndaj Thaçit dhe të shtyhet gjykimi deri sa të merret vendimi në rastin për krime lufte, me arsyetimin se ka rrezik që gjykimet paralele të çojnë në konstatime të ndryshme faktike, duke cenuar prezumimin e pafajësisë dhe sigurinë juridike.

Gjithashtu, mbrojtja pretendoi se parimi “res judicata” zbatohet në raport me çështjen e mëparshme për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu caktimin e gjyqtares Marjorie Masselot si gjyqtare e procedurës hetimore dhe paraprake, duke pretenduar shkelje të nenit 33 të Ligjit për DhSK-në.

Pretendimi për Masselot, sipas Apelit nuk lidhet me juridiksionin sipas rregullave përkatëse Rregulla 97 (1) (a). Sipas Apelit, kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre dhe rrjedhimisht ishte hedhur poshtë.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon
Lajme

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

06/11/2025 - 17:44
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Lajme

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, i dyshuar ende në arrati: Çka dihet deri tash?

06/11/2025 - 17:30
Çitaku publikon një sms me të cilin Kurti iu drejtohet studentëve për 100 eurot: Mashtrim, abuzim, papërgjegjësi
Kryesore

Çitaku publikon një sms me të cilin Kurti iu drejtohet studentëve për 100 eurot: Mashtrim, abuzim, papërgjegjësi

06/11/2025 - 17:11
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Lajme

Mesazhi i Kurtit në telefon studentëve, deputeti Guri: Nuk blihen studentët me 100 euro

06/11/2025 - 17:01
Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
Kryesore

Kurti e konfirmon: Afro 50 mijë studentë përfitojnë nga 100 euro!

06/11/2025 - 16:47
Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
Lajme

Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura

06/11/2025 - 16:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kërquki: Hashim Thaçit iu vendosën prangat në zyre kur u arrestua nga Specialja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Moralisht s’mund të jetë kryeministër nëse s’garanton”, deklarata e Lushtakut disa muaj para se Kurti të çonte letër në Hagë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë