I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar snë orët e hershme të mëngjesit në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.
Isufi ishte i plagosur dhe fillimisht është dërguar në urgjencën e Malishevës, e më pas në QKUK nën masa të rrepta sigurie.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë për Indeksonline se gjendja e tij është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet.
Ndërkaq pohoi se do të transferohet në Kliniken Abdominale.
“Po aktualisht pacienti ndodhet në emergjencë, jane duke iu bërë ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile. Do të transferohet në Kirurgji Abdominale”, ka thënë Syla./Indeksonline/













