Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tirana nuk mund të jetë jetime”, Rama kërkon lirimin e Veliajt

07/11/2025 - 17:36
në Lajme
A A
“Tirana nuk mund të jetë jetime”, Rama kërkon lirimin e Veliajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edi Rama mblodhi në studion e tij mediatike, në Kryeministri, pesë socialistët që garojnë për Beratin, Vlorën, Tepelenën, Cërrikun dhe Matin, por mendjen e kishte te kandidatja e gjashtë që nuk ishte në studio, Ogerta Manastirliu.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë përfundimisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, duket se nuk e kishte tejkaluar ende, duke e komentuar këtë herë me zë e figurë.

“Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të largohet, përveçse me zgjedhje, atëherë jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë. Kush ka në dorë ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se, përtej të gjitha teorive të tjera të konspiracionit, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal në vetvete dhe është një skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto, dhe kryeqyteti paguan një kosto çdo ditë, të padrejtë”, tha Rama.

Komentet ndaj vendimit të Gjykatës i çoi edhe më tej, duke thyer zotimin e tij se akte të tilla nuk i komenton. Me deduksion logjik, ai shprehu qëndrimin se tanimë, Kushtetuesja duket të nxjerrë Veliajn nga qelia dhe ta ridërgojë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, por ama në dëm të madh të Tiranës, por sheh një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që, me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo? Më duket se edhe kjo është gjëja më normale!”, tha Rama.

Erion Veliaj nga ana e tij vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku shkoi ta vizitonte edhe një grup nga institucioni i Avokatit të Popullit, kryesuar nga Erinda Ballanca, lidhur me kushtet e trajtimit të tij. (A2 Televizion)

JU REKOMANDOJMË

Rafuna: Bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë, kjo po e mbyt prodhimin vendor
Lajme

Rafuna: Bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë, kjo po e mbyt prodhimin vendor

07/11/2025 - 22:54
Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
Kryesore

Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

07/11/2025 - 22:40
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Lajme

Seanca pas balotazhit, deri tani Konjufca nuk i ka 61 vota

07/11/2025 - 22:35
Qorrolli: Qeveria në buxhetin e 2026 nuk ka paraparë rritjen e pagave – janë vetëm ndihma sikur “babadimri”
Ekonomi

Qorrolli: Qeveria në buxhetin e 2026 nuk ka paraparë rritjen e pagave – janë vetëm ndihma sikur “babadimri”

07/11/2025 - 22:25
Trump tregon se pse anuloi takimin me Putinin në Hungari
Lajme

Trump tregon se pse anuloi takimin me Putinin në Hungari

07/11/2025 - 22:15
Pas OKB-së, edhe ShBA-ja e Britania ia heqin sanksionet presidentit sirian Al-Sharaa
Lajme

Pas OKB-së, edhe ShBA-ja e Britania ia heqin sanksionet presidentit sirian Al-Sharaa

07/11/2025 - 22:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet aleanca VV-AAK për balotazhin, zyrtarizohet një tjetër koalicion mes tyre

    Thellohet aleanca VV-AAK për balotazhin, zyrtarizohet një tjetër koalicion mes tyre

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për krimin e dyfishtë në Golluboc

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos më ik, mos më ik – VV ka për ta përmendur 2021 si atë që ka shkuar te miqtë…” , Debati i ashpër Buzhala – Hoxha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të dhëndrit të Trump në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë