Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, është takuar me komisionerët që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor më 9 nëntor.
Përmes një postimi, Çeku ka falënderuar ata për përkushtimin dhe besimin, duke e cilësuar rolin e tyre vendimtar në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe sigurimin e fitores.
“U takova me komisionerët tanë – ata që do të jenë në vijën e parë të fitores më 9 nëntor.
Ju falënderoj për përkushtimin, besimin dhe përgjegjësinë që keni marrë përsipër. Roli juaj është vendimtar për ta mbrojtur votën e secilit qytetar dhe për ta siguruar fitoren që e kemi ndërtuar me punë, përkushtim dhe dinjitet.
Të bashkuar, të përgatitur dhe me besim në kauzën tonë, do ta çojmë deri në fund këtë rrugëtim.
Prishtina na pret”, ka shkruar Çeku.












