Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje

08/11/2025 - 18:35
në Lajme
A A
Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash e një vit, Serbia ka kaluar nga zija e jetëve të humbura prej shembjes së çatisë pranë stacionit hekurudhor në Novi Sad, në një protestë mbarë popullore që kërkon dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Madje, protestuesit anekënd Serbisë kanë tejkaluar arsyet e fillimit të protestës, duke eskaluar në thirrje anti-shqiptare, shkruan IndeksOnline.

“Aco šiptare” është shprehja më e preferuar e protestuesve që bëjnë thirrje ultranacionaliste, gjithnjë e më shumë duke ftuar serbët të bashkohen në përçimin e mesazheve politike anti-shqiptare.

Mes të tjerash, protestuesit nuk harrojnë të thërrasin “shqiptari”, që është një term nënçmues për shqiptarët, e sidomos të famshmin iluzion të tyre: “Kosova është Serbi”.

Protestat si shenjë e pakënaqësisë ndaj qeverisë
Me të dalur në krah të protestuesve, opozita serbe ka shfrytëzuar mundësinë të promovojë agjendën e saj anti-Vuçiq në Serbi.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në një prononcim për IndeksOnline, ka pohuar se përshkallëzimi i protestave masive, e rritja e mllefit ndaj kësaj qeverisje autokratike në Serbi ka arritur pikën kulminante muajve të fundit.

Njësoj vlerëson edhe gazetarja e njohur shqiptare në Serbi, Ardita Behluli.

“Protestat filluan dhe u përforcuan si reagim ndaj tragjedisë së 1 nëntorit dhe akuzave për korrupsion e keqadministrim lidhur me ndërtimet publike. Nga aty lëvizja e studentëve u zgjerua dhe përfshiu kërkesa për llogaridhënie, hetim të plotë dhe zgjedhje të parakohshme. Në përvjetorin e ngjarjes pati tubime masive dhe manifestime me memoriale, por edhe protesta me kërkesa politike. Lëvizja mbetet aktive — protestat vazhdojnë të jenë të përqendruara në qytete si Novi Sad, Beograd e Nish dhe të udhëhiqen shpesh nga studentë, profesorë dhe grupe qytetare. Ka presion ndaj qeverisë për transparencë por edhe frikë dhe akuzë nga zyrtarë për “ndërhyrje të huaja” që politizojnë diskutimin” deklaroi Behluli për IndeksOnline.

Thirrjet anti-shqiptare në protesta dhe siguria e shqiptarëve të Luginës
Si Sinani, ashtu edhe Behluli theksojnë shfaqjen e thirrjeve anti-shqiptare e vlerësojnë si një rrezik që kanos çdo ditë e më shumë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ka raste të dokumentuara dhe video që tregojnë thirrje dhe fraza fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në ngjarje të ndryshme, jo vetëm protesta por edhe në stadiume e tubime të tjera. Shprehjet ofenduese përfshijnë përdorimin e termit nënçmues “shiptari ” dhe brohoritje si “Kosova është Serbi” në forma provokuese. Rastet më të dukshme kanë ndodhur edhe në ambiente sportive ku organizatorë dhe federata kanë reaguar. Si qytetar shqiptar në Serbi duhet theksuar që këto thirrje janë nacionaliste dhe përbëjnë retorikë diskriminuese, janë të papranueshme dhe rrezikojnë të nxisin urrejtje dhe dhunë. Shpesh ato vijnë nga grupe ultranacionaliste ose nga turma të radikalizuara që përdorin konfliktin për të forcuar mesazhe politike” deklaroi Behluli.

Nga ana tjetër, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, pohon se agjenda anti-shqiptare ka kohë që po shtyhet përpara, jo vetëm nga protestat, por edhe nga institucionet shtetërore dhe publike në Luginë.

“Në fakt që nga ardhja në pushtet të SNS-it dhe Vuçiqit fillimisht si kryeministër e më pas si president i Serbisë, vetëm se është shtuar diskriminimi dhe shkelja e të drejtave sidomos të pakicës shqiptare, me theks të veçantë në Luginë të Preshevës. Shkelje të cilat në mënyrë konsistente kanë qenë edhe në qeverisjet e kaluara, qoftë ato që kanë synuar të duken si demokratike” deklaroi Sinani për IndeksOnline.

Ajo thotë se protestat e fundit kanë shpërfaqur më shumë se kurrë klimën e mbjellur anti-shqiptare në Serbi.

“Në këto rrethana, për shqiptarët e Luginës nuk është se opozitarët e sotëm llogariten se janë më të ashpër se strukturat qeveritare në pushtet. Faktikisht e kemi kuptuar se temat sikur kjo e klimës së urrejtjet ndaj shqiptarëve e ëndrrës së rikthimit të Republikës së Kosovës në Serbi, nuk dallojnë opozita me pushtetin aq sa dallon veza prej vezës” shtoi ajo.

Gazetarja Behluli e sheh si rrezik për nxitje të diskriminimit dhe incidenteve ndaj shqiptareve frymën e pretenduar se kinse qeveria po favorizon shqiptarët.

“Ka pasur historikisht dhe në periudha të tensionuara episode ku retorika përkthehet në ngacmime, dhunë ose sulme ndaj pakicave. Për shembull, incidentet dhe sulmet e regjistruara në zonat e veriut të Kosovës dhe aksionet e armatosura të së kaluarës, tregojnë si mund të eskalojë situata. Si qytetar shqiptar në Serbi duhet të kemi kujdes. Në zonat urbane, ku komunitetet janë relativisht të përziera, rreziku i përditshëm mund të jetë më i ulët, por incidentet individuale (ngacmime, fyerje, raste diskriminimi në punë apo shkollë) janë reale. Kur protestat radikalizohen dhe bëhen më agresive, rreziku për komunitetet pakicë rritet” deklaroi Behluli.

Mohimi i diskriminimit të shqiptarëve
Diskriminimin e shqiptarëve në Serbi e ka gjetur edhe Raporti i progresit për vitin 2025.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, që po ashtu disa herë e ka ngritur si problematikë këtë diskriminim në marzhinat e diskutimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

“Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi konstatohet edhe nga Bashkimi Evropian. Sivjet në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë, konfirmohet se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative. Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit”, deklaroi Bislimi, disa ditë më parë.

Serbia nuk është deklaruar deri më tani rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve, që për Sinanin janë një politikë arrogante e Vuçiqit.

“Rritja e papunësisë, mospërfshirja e shqiptarëve në institucionet shtetërore e publike në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e sidomos viteve të fundit, pasivizimi selektiv i adresave e kanë karakterizuar qeverisjen e Vuçiqit dhe SNS-it në raport me shqiptarët e kësaj treve” deklaroi ajo.

Madje, Sinani vlerëson se me rreshtimin e opozitës në krahun e protestuesve është kuptuar se ata llogaritën po aq të ashpër me shqiptarët, njëjtë si strukturat në pushtet.

“Në këto rrethana, për shqiptarët e Luginës nuk është se opozitarët e sotëm llogariten se janë më të ashpër se strukturat qeveritare në pushtet. Faktikisht e kemi kuptuar se temat sikur kjo e klimës së urrejtjet ndaj shqiptarëve e ëndrrës së rikthimit të Republikës së Kosovës në Serbi, nuk dallojnë opozita me pushtetin aq sa dallon veza prej vezës” thotë Sinani.

Nga ana tjetër, gazetarja Behluli e sheh politizimin e medias si arsye kryesore për mos diskutimin e këtij diskriminimi.

Ajo thotë se mediat pranë qeverisë ose pronarëve që mbështesin narrativen e madhështisë kombëtare – mund ta minimizojnë ose relativizojnë çështjen.

“Në një mjedis ku nacionalizmi është i përhapur, disa komente ofenduese mund të trajtohen si “protesta normale” dhe të mos marrin trajtimin si përbërje të kërcënimit ndaj komuniteteve pakicë. Gazetarë të pavarur mund të ndihen nën presion ose të kenë pasiguri mbi sigurinë kur raportojnë incidente me përmbajtje urrejtjeje. Fokusi në çështjet “anti-qeveritare” – mediat shpesh fokusohen te akuzat kundër qeverisë si korrupsioni, përgjegjësia dhe fyerjet etnike, që shfaqen si detaje dytësore kur në fakt kanë implikime të mëdha për sigurinë etnike. Për këtë mungesë debati – kritikohet edhe nga mediat ndërkombëtare dhe organizatat lokale” përfundoi Behluli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë