Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

08/11/2025 - 19:52
në Lajme
A A
“Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ivan Niniq ka publikuar në llogarinë e tij në X foto të makinës së shkatërruar të Millan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos nga forcat e xhandarmërisë serbe fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, dhe u transferua në një spital në Nish, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Niniq tha se “Vukashinoviq është qëlluar padyshim me një plumb serb, si një kafshë”.

 

Së bashku me këto pretendime, ai bashkëngjiti edhe foto të makinës së shkatërruar që i përkiste Vukashinoviqit, teksa bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë pasi, sipas tij, “kjo është Banjska 2″.

“Makina e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, por komunitetit ndërkombëtar të reagojë, sepse kjo është ‘Banjska 2’”, tha avokati Niniq.

Institucionet tona të sigurisë kanë thënë se Vukashinoviq, serb i Kosovës, është qëlluar në brendësi të territorit të Kosovës nga forcat ushtarake serbe, e më pas edhe është rrëmbyer.

Ai më pas raportohet të jetë transferuar fillimisht në Prokuple dhe më pas në Nish, Serbi, ku mjekët raportohet se po luftojnë për jetën e tij.

Sipas Niniqit, Vukashinoviq u plagos nga të shtëna të shumta në shpinë, dhe siç pohoi ai, persona të veshur me uniforma ushtarake, por pa asnjë shenjë dalluese, në xhipa pa targa, dyshohet se ishin të përfshirë në të gjitha ato. Avokati gjithashtu ngre pyetjen nëse dikush tjetër, përveç anëtarëve të Ushtrisë Serbe, mori pjesë në të shtënat, të cilat ndodhën më 1 nëntor rreth orës 16:00.

 

Familja e të plagosurit dyshon se ka një përpjekje aktive për të parandaluar dhe penguar provat.

JU REKOMANDOJMË

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
12/07/2026 - 20:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara...

Më shumëDetails

“E marta e madhe” në Bruksel, Shqipëria gati – Kosova askund në agjendë!

KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes
12/07/2026 - 19:57

14 korriku tashmë edhe zyrtarisht po quhet si “e marta e madhe” në Bruksel.Kryeqyteti i Bashkimit Evropian pasnesër është nikoqir i katër konferencave ndërqeveritare që BE-ja i mban...

Më shumëDetails

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”
12/07/2026 - 19:38

Tre persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në pikën e Sach Pizza që gjendet te 'rrethi i flamurit' në Prishtinë. Njëri nga personat e helmuar e ka...

Më shumëDetails

Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
12/07/2026 - 19:15

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”. Pas aksidentit, e lënduara...

Më shumëDetails

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
12/07/2026 - 19:09

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë
12/07/2026 - 18:55

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një nga personat e helmuar në kushtet anonimiteti ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë