Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës së bashku me familjen e tij, Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin, në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në këtë qytet.
Hamza ka përgëzuar qytetarët e Mitrovicës për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, duke theksuar se atmosfera e fushatës ka qenë e veçantë dhe e denjë për qytetin.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë mitrovicasve që të dalin në votim dhe të kontribuojnë për të ardhmen e qytetit. “Kontributi për qytetin është nder i veçantë,” është mesazhi i tij për bashkëqytetarët.
Në fund, Hamza ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në zgjedhje, duke ftuar qytetarët: “Votoni dhe vendosni për Mitrovicën.”













