Kryetari aktual i komunës së Junikut dhe kandidati për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, sot ka ushtruar të drejtën e tij të votës.
Në një postim në facebook, Shehu ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke e cilësuar votën si përgjegjësi që bashkon dhe u jep zë qytetarëve.
“Sot është dita kur secili prej nesh ka mundësinë të ndikojë në drejtimin që do të marrë Juniku në vitet e ardhshme.
Unë sapo e kam kryer detyrën time qytetare duke votuar, sepse besoj se pjesëmarrja në zgjedhje është përgjegjësi që na bashkon dhe na jep zë”, ka shkruar Shehu.
Shehu ka ftuar qytetarët që të dalin në votime me bindje dhe vetëdije, duke shtuar se “e ardhmja e Junikut nuk mund të vendoset nga të tjerët, por duhet të ndërtohet nga vet ne, junikasit”.












