Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona në lidhje me ryshfet për vota.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë hetimeve është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.












