Të drejtën e votës, për zgjedhjet lokale që po mbahen në raund të dytë, e ka ushtruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njërit ka theksuar se Kosova është shembulli i votës demokratike.
“Edhe sot, në balotazh, pra në raundin e dytë, është një ditë e rëndësishme, po aq sa ishte edhe raundi i parë i zgjedhjeve, sepse qytetarët tanë, përfundimisht, sot vendosin jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë, por njëkohësisht vendosin për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për shumë mundësi në komunat ku ata jetojnë, rrjedhimisht, shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”, tha Osmani.
Ajo është shprehur e bindur që edhe sot do të ketë zgjedhje të lira demokratike dhe secili qytetarë do ta ushtrojë këtë drejtë.“Jam i bindur plotësisht se dita e sotme do të jetë e tillë, ku do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton dhe për shërbimet dhe mundësitë më të mira”, deklaroi Osmani.













