Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj pengimeve që po iu bëhet qytetarëve që kanë nevojë për asistencë gjatë votimit.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë.
Në profilin e tij në “Facebook”, a ka shkruar se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën ligjet dhe me rregullat e KQZ-së.
“I bëj thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë, përfshirë edhe rastet e votuesve që nuk dinë shkrim e lexim. E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me rregullat e KQZ-së”, ka shkruar ai.












