Deputetët e pushtetit sot kanë votuar kundër Projektligjit që rregullon çmimin e barnave dhe pajisjeve medicinale.
Ndaj kësaj vote kundër ka reaguar deputeti nga radhë e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka bërë një pyetje retorike “A është pa përgjegjësi apo lidhje me bizeneset që kanë në sektorin e shëndetësisë?”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka theksuar se gjatë 2021-shit ministria e Shëndetësisë ka pasur kontrata për furnizim me barna 200-300% më shtrenjt se çmimi i tregut.
Haxhiu ka thënë se mund të nënkuptohet pse deputetët e VV-së janë kundër një projektligji që ndalon abuzimin me çmime.
Postimi i plotë:
Deputetët e LVV-së votojnë KUNDËR Projektligjit që rregullon çmimin e barnave dhe pasisjeve medicinale.
A është pa përgjegjësi apo lidhje me bizeneset që kanë në sektorin e shëndetësisë?
Në vitin 2021 në kuadër të MSH ka pas kontrata për furnizim me barna 200-300% më shtrenjtë se çmimet e tregut.
Atëherë, mund të nënkuptohet pse LVV voton kundër një projektligji që rregullon dhe ndalon abuzimet me çmimin e barnave.
Çfarë interesash po mbrojnë deputetët e LVV-së që votuan kundër?!
Interesin e qytetarëve dhe të pacientëve sigurisht që JO.











