Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Është presion direkt”, “tendencë për të ndikuar në rezultat”: Kritikohet ashpër vizita e Kurtit në Mitrovicë

09/11/2025 - 17:11
në Kryesore, Lajme
A A
“Është presion direkt”, “tendencë për të ndikuar në rezultat”: Kritikohet ashpër vizita e Kurtit në Mitrovicë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i VV-së, Albin Kurti, gjatë terë ditës se sotme ka vizituar disa komuna ku partia e tij është në balotazh. Pas votimit në Prishtinë, ai ka shkuar për të pirë kafe në Fushë Kosovë, ndërsa më pas është ndalur për një shëtitje në Vushtrri.

Në orët e pasdites, ai ka zgjedhur të vizitonte edhe Mitrovicën, komuna ku po zhvillohet gara më e fort në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Paralajmërimi i kësaj vizite, ka nxitur reagime të ndryshme në këtë qytet.

Në lokalin ku ishte paraparë që Kurtin të pinte kafe ishin mbledhur shumë qytetarë.

Nga frika e eksalimit të situatës, pronari Gani Haziri e ka mbyllur lokalin, duke i nxjerr jashtë myshterinjtë.

Para mediave, ai ka treguar arsyet e mbylljes së lokalit.

“Asnjë palë nuk ka kërkuar me u liru hapësira, e pashë që është duke dalë prej kontrollin gjendje dhe për mos me u ba diçka më madhe”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se nga punëtorët e tij e kishte kuptuar se Kurti po dëshiron të vijë në lokalin e tij.

“E kom marrë vesh prej punëtoreve të mi që po vjen Albin Kurti dhe unë jam ardhë me e prit në formën më të mirë që duhet, sepse është kryeministër i Kosovës. Por e pash që po eskalon situata dhe për qet arsye(e mbylla)”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se të gjithë myshterinj e kanë mirëkuptuar.

“Na kanë mirëkuptuar krejt, të dy palët. Arsyeja e vetme ka qenë që mos me u ba më e madhe diçka ”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se asnjëherë më parë Albin Kurti nuk ka qenë në këtë lokal.

Më pas, lideri i VV-së ka gjetur një lokal tjetër për të pirë kafe me kandidatin e VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.

Edhe njohesit e rrethanave politike e kanë kritikuar këtë sjellje të Kurtit.

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se ky veprim është presion direkt te qytetarët e kësaj komune.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti duhet të turpërohet nga këto veprime.

“Kish shku kryetari i LVV-së në Mitrovicë përsëri. Po më qeshet me të se po sillet si fëmijë paksa. Ama kjo bre është presion direkt te qytetarët atje dhe tendencë me ndiku rezultatin final. Aty është tepër ngushtë puna, ndoshta për 200 vota vendoset. Si nuk ju vjen turp me shku me gjithë ata xhipa e me bodigarda atje ka 2-3 herë në ditë e me ju bë presion njerëzve. Po luftojnë të gjithë kundër një djali të ri e të ndershëm. Po çka të duhet ajo fitore i dashur, edhe nëse e fiton kështu? A nuk të vjen marre? Sinqerisht, nëse fiton sot Arian Tahiri në Mitrovicë, Albin Kurti duhet sonte me dhënë dorëheqje pas asaj çka kemi parë këto ditë”, ka shkruar ai.

Edhe gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar Kurtin për këtë vizitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këto veprime i pari i VV-së po bën presion.

“Kjo me s’ka kuptim… Ne Mitrovice po detyrohen me i mbylle lokalet, sepse Albin Kurti po shkon e po ben presion. Qysh eshte e mundur. Kryeministri ish dashte me qetesu situaten e jo me tensionu. Qysh i rrezikon njerezit e tu per Faton Pecin? Cka eshte kjo keshtu? Ndaluni e paramendojeni po ta bente dikush tjeter, cfare do te flitej per te”, ka shkruar Mehmetaj.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshortja e analistit Pozhari aplikon për gjyqtare në Gjykatë Kushtetuese

Bashkëshortja e analistit Pozhari aplikon për gjyqtare në Gjykatë Kushtetuese
18/03/2026 - 14:54

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit Xhedet Pozhari, ka aplikuar për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Në mesin e emrave, është edhe Abdyli-Pozhari. Analisti Xhevdet Pozhari njihet për qëndrimet e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Kurtit i ka mbetur veç edhe Zajednica

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
18/03/2026 - 14:36

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet. Ajo ka kritikuar kryeministrin...

Më shumëDetails

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit
18/03/2026 - 14:15

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25...

Më shumëDetails

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”
18/03/2026 - 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja nga Presidenca që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze të Kosovës, Marigona Hill. Në këtë lagje, shtëpi...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit me strukturat ilegale, Tahiri: Thoshte se i kishe shuar, kësaj here nuk e fshehu kompromisin

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë
18/03/2026 - 13:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me kompromisin e fundit të kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë me dije se Kurti ka përparua në këtë drejtim. Në...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Ferizaj

Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
18/03/2026 - 13:22

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë