Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Fituam 7 komuna përfshirë atë më të pakrahasueshmen Prishtinën – rezultat i lakmuar

10/11/2025 - 13:17
në Lajme
A A
Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar rezultatin si fitore të qytetarisë dhe të demokracisë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se “dje Kosova foli me votë, me besim dhe me qartësi – foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës”. Ai theksoi se mesazhi i qytetarëve ishte i pastër: “Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull.”

Sipas tij, LDK ka shënuar fitore në shtatë komuna, përfshirë edhe Prishtinën, të cilën e quajti “garën më të rëndësishme në vend”. Abdixhiku nënvizoi se “pas 12 vitesh, LDK është sërish parti e parë në Kryeqytet, dhe fitorja e dytë radhazi aty është shenjë e qartë e forcës sonë politike”.

Ai falënderoi kandidatët fitues dhe ekipet e tyre për rezultatet në Prishtinë, Pejë, Viti, Junik, Dragash, Lipjan dhe Istog, duke shtuar se “ky rezultat është dëshmi e një force që qëndron, rritet e forcohet”.

Në të njëjtën kohë, Abdixhiku u shpreh mirënjohës ndaj kandidatëve që nuk arritën të fitonin, duke thënë se “LDK ndihet krenare me punën e tyre të ndershme dhe dinjitoze në një garë të vështirë e të pabarabartë”.

“Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend. Pa aparat shtetëror, pa interesa klanore, dhe me bindje në veten tonë”, tha ai.

Kreu i LDK-së u shpreh se partia e tij do të qeverisë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake: “Në këtë Republikë, asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet humbës. Ne nuk fitojmë për të ndarë, por për të bashkuar. Pushteti është përgjegjësi, jo privilegj.”

Në përmbyllje të reagimit, Abdixhiku tha se fitorja e LDK-së është “një thirrje për punë, për përulësi dhe dinjitet”, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për rezultate e jo për fjalë të mëdha.

“Dje, Kosova ka bërë një hap përpara drejt normalitetit, drejt një qeverisjeje që punon, që dëgjon dhe që respekton. Ky është misioni ynë”, përfundoi Abdixhiku, duke uruar qytetarët për “një natë shprese dhe një fillim të mbarë për Republikën e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Muharremi kritikon Kurtin: Subvencionet për bujqit duhej të jepeshin në fillim të sezonit

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
12/07/2026 - 10:49

Analisti Shenoll Muharremi kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se Qeveria ka dështuar të ndajë me kohë subvencionet për fermerët. “Ato ndihma nevojiten në fillim të...

Më shumëDetails

Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham

Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
12/07/2026 - 10:30

Senatori amerikan, Lindsey Graham, një nga zërat më me ndikim në Partinë Republikane në politikën e jashtme, ka vdekur në moshën 71-vjeçare më 11 korrik. Graham njihej si...

Më shumëDetails

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
12/07/2026 - 10:24

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një videokartolinë nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë një...

Më shumëDetails

“Stoli ari e para”, hajnat bëjnë “qyl” një banesë në Mitrovicën e Veriut

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
12/07/2026 - 09:43

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një sërë...

Më shumëDetails

Dy personave me shtetësi të huaj nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë në një parking në Prishtinë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
12/07/2026 - 09:37

Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Sipas raportit policor, rasti...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet tavan, kaq po kushton nafta sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
12/07/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër. Për datat 12-13.07.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi ofron 50 mijë € dorëzani, tregon çka synon të bëjë pas lirimit me kusht

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë