Bordi i ndërmarrjes Trepça pas konkursit të shpallur për pozitën Udhëheqës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg, ka zgjedhur kandidatin Behxhet Vinarci.
Vinarci sot ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e re me të cilën do të udhëheq për 3 vitet e ardhshme.
Njëherit, kujtojmë se Behxhet Vinarci është inxhinier i diplomuar i Xehetarisë, ndërsa pjesë e Minierës është që nga viti 2005.
Ardhjen e Vinarcit në këtë pozitë e kanë mirëpritur minatorët, pasi që nga ky presin reformë strukturore, e cila do të sjellë zhvillim për Trepçën.












