Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur Këshillin Drejtues për të diskutuar përgatitjet për protestën e 16 nëntorit në Strasburg.
Ata ftojnë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë protestë, që do të mbahet më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës.
“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
Protesta ka për qëllim mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe vjen pas demonstratave të mëparshme në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë.












