Tashmë ka rinisur procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicën e Jugut. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, i cili për Express, ka njoftuar se procesi ka filluar në orën 16:20, dhe se i njëjti është duke u zhvilluar në 10 tavolina numërimi.
Në këtë QKN, më herët janë parë anëtarët e PDK’së në KQZ, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi, si dhe anëtari i LVV’së në KQZ, Sami Kurteshi.
Përveç këtij të fundit, atje ka shkuar edhe se sekretari organizativ i VV’së, Alim Rama.












