Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria ngre aktakuzë edhe ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi lidhur me rastin “rezerva shtetërore”

11/11/2025 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria ngre aktakuzë edhe ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi lidhur me rastin “rezerva shtetërore”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Me këto veprime, katër të pandehurit ngarkohen se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë prej afër 3 milionë euro.

Përmes rrjetit social Facebook, Hajdari tha se është njoftuar nga avokati i saj se është ngritur aktakuzë ndaj saj për çështjen e rezervave shtetërore, por që ende nuk e ka pranuar të plotë.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, shkroi Hajdari.

Të ngjajshme
Me kërkesë të njërit avokat, anulohet seanca gjyqësore ndaj…
11 Nën, 2025, 9:34
Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për…
10 Nën, 2025, 12:25
Ekskluzive: Aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit Haxhi Dërguti…
6 Nën, 2025, 18:10
Postimi i plotë i Hajdarit:

“Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart
Kryesore

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

27/12/2025 - 15:08
Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë
Kryesore

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

27/12/2025 - 14:46
E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO
Lajme

E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO

27/12/2025 - 14:32
Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë
Kryesore

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

27/12/2025 - 13:11
Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin
Lajme

Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

27/12/2025 - 13:01
Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave,  Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi
Kryesore

Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave, Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi

27/12/2025 - 12:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë