Një tjetër fletëvotim me numër serik që nuk përputhet është gjetur gjatë procesit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë të Jugut.
Anëtari i ekipit numërues, Bajram Fetahu, tha për media se fletëvotimi u zbulua në tavolinën e tij, duke theksuar se shkollat ku po numëroheshin votat janë larg njëra-tjetrës.
“E gjeta në tavolinën time, dhe kjo është e para. Dje nuk kam qenë këtu”, tregoi shkurt Fetahu teksa shfaqi fletëvotimet.
Në fletëvotim shihet që është votuar Faton Peci i Vetëvendosjes.












