Raportet e Rozeta Hajdarit me Ridvan Muharremin kanë qenë të afërta.
Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, vërtetohet se Ridvan Muharremi ia kërkonte Rozeta Hajdarit punësimin e një personi.
“Nga Emaili i datës 06.04.2022 nga Ridvan Muharremi, drejtuar Rozeta Hajdarit, përmes së ceils është dërguar CV-ja e personit I.F, vërteton qartë rolin dhe fuqinë e ndikimit të tji tek e pandehura Rozeta Hajdari. Në këtë kontekst, përmes kësaj prove, vërtetohet fakti se i andehuri Ridvan Muharremi përmes E-Mailit, ia dërgon të pandehurës Rozeta Hajdari CV-në e personit, me qëllim të punësimit të tij në MINT. Kjo mënyrë e komunikimit tregon qartë se përfshirja e të pandehurit në procesin e blerjes së rezervave nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar më parë dhe koordinuar mes tyre”, thuhet në aktakuzë.











