Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar Memli Krasniqin për drejtimin e partisë në rrethana të vështira.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë respekti për Krasniqin, qysh katër vjet pasi mori udhëheqjen e PDK-së, veçse është rritur.
“Faleminderit Memli. E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur”, ka shkruar ajo.
“Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”.
Gjatë ditës së mërkurë, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.













