Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Durkee: Kosovarët ndiheshin të tradhtuar nga personat me të cilët ishin rritur bashkë

13/11/2025 - 12:12
në Lajme
A A
Durkee: Thaçi s’kishte kompetencë të ndalonte dhunën, UÇK-së s’kishte zinxhir të konsoliduar komande
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee edhe sot po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Durkee i cili e filloi dëshminë të mërkurën më 12 nëntor, po vazhdon të merret në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Nina Tavakoli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Durkee tha se gjatë konfliktit në Kosovë, të përfshirë ishin edhe paramilitarë nga popullata serbe. Sipas tij, shumë banorë lokalë jepnin informacione për Ministrinë e Punëve të Brendshme se ku duhet të përqendroheshin ata.

“Nëse shikojmë se çfarë ka ndodhur në pranverën e vitit 1999 dhe veprimtaritë nuk kishin të bënin thjesht me kontrollin e Qeverisë serbe por gjithashtu edhe me grupe paramilitare të cilat ishin zhvilluar në popullsinë serbe në Kosovë. Në shumë vende, këta banorë serbë lokalë, po i jepnin informacion sa i takon se ku duhet të përqendroheshin forcat serbe”, tha Durkee.

Durkee deklaroi se shqiptarët e Kosovës e panë me sytë e vet se si po trajtohen nga këta persona dhe u ndjenë të tradhtuar nga ata që ishin rritur bashkë.

“Kjo është diçka që është dirigjuar kryesisht nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës po shikonin me sytë e vet që po trajtoheshin në këtë mënyrë nga persona të cilët jetonin në rrethana të ngjashme në ato fshatra e qyteza, besoj që është e kuptueshme se ata më pas kishin dëshirë për hakmarrje sepse ndjeheshin se ishin tradhtuar dhe viktimizuar nga persona që ishin rritur bashkë me ata”, tha Durkee.

Michael Durkee theksoi se kjo ishte një luftë civile brutale gjatë kësaj periudhe kohore.

“Luftërat civile janë brutale. Edhe në këtë rast ishte një luftë civile brutale në atë nivel”, u shpreh Durkee.

Mbrojtja e Thaçit ka bërë një kërkesë në lidhje me dëshminë e dëshmitarit të tyre 1DW-005 Po ashtu, për të njëjtin dëshmitar kishte parashtruar një kërkesë edhe Prokuroria.

Që prej kohës kur janë parashtruar këto kërkesa, mbrojtja e Thaçit e kishte informuar trupin gjykues se nuk do të mbështetet në dëshminë e këtij dëshmitari.

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith III tha se të gjitha këto parashtrime janë të tejkaluara.

Po ashtu, edhe për disa dokumente u mor vendim që të zëvendësohen me dokumentet e rishikuara për përkthim.

JU REKOMANDOJMË

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
11/07/2026 - 14:27

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit në Ferizaj,...

Më shumëDetails

Reuters zbardh dosjet e Zvërnecit: Artur Shehu dyshohet për falsifikim pronësie

Reuters zbardh dosjet e Zvërnecit: Artur Shehu dyshohet për falsifikim pronësie
11/07/2026 - 14:05

Një biznesmen me bazë në Miami, ndaj të cilit në Shqipëri rëndon një kërkesë për pastrim parash nga droga, dyshohet se ka manipuluar dokumentet e pronësisë së tokës...

Më shumëDetails

Ushtarët amerikanë patrollojnë përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët amerikanë patrollojnë përgjatë kufijve të Kosovës
11/07/2026 - 12:59

Ushtarët amerikanë kanëpatrollojnë  patrulluar përgjatë kufijve të Kosovës. KFOR-i në njoftim bën të ditur se këto patrulla ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit të situatës, mbështetjen e stabilitetit dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
11/07/2026 - 12:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me investime serioze, planifikim afatgjatë dhe me mbështetje institucionale bujqësia po merr një drejtim i cili është gjithnjë...

Më shumëDetails

Mbi dy orë diskutime me Abdixhikun dhe Osmanin: “Ndërmarrje e madhe dhe e gjerë”, çfarë paralajmëroi Kurti?

Mbi dy orë diskutime me Abdixhikun dhe Osmanin: “Ndërmarrje e madhe dhe e gjerë”, çfarë paralajmëroi Kurti?
11/07/2026 - 12:39

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, janë takuar me dy liderët e partive ish-opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir...

Më shumëDetails

Me këto çmime do të shiten sot karburantet në Kosovë

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
11/07/2026 - 12:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë