Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qendra e rinumërimit në Mitrovicë ishte qendër kri’mi” – Behrami: Ky rast është ndër skandalet më të mëdha zgjedhore në Kosovë!

13/11/2025 - 12:21
në Kryesore, Lajme
A A
“Qendra e rinumërimit në Mitrovicë ishte qendër kri’mi” – Behrami: Ky rast është ndër skandalet më të mëdha zgjedhore në Kosovë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, thotë se një ndër skandalet më të mëdha elektorale në Republikën e Kosovës është votimi në Mitrovicën e Jugut, raporton GazetaBlic.

Behrami në një intervistë për GazetaBlic, thotë se ky veprim nuk është udhëhequr vetëm nga grupe kriminale dhe individë por kjo është një inzhiniering shtetëror i cili është mundu të përmbysë një rezultat legjitim në komunën e Mitrovicës.

Ai thekson se thirrja e PDK-së është që të shkohet në rivotim në Mitrovicë, jo për të marrë pushtet e as për Arian Tahirin por siç thotë ai të mbrojmë vlerat demokratike.

Sipas tij Kurti, edhe në zgjedhjet nacionale në mungesë të përkrahjes popullore do mundohet të fusë sërish duart në kutit e votimit për të të ndryshuar në mënyrë artificiale rezultatin dhe për të vjedhur votat e qytetarëve siç thotë ai.

“Unë mendoj që kjo është ndër skandalet më të mëdha elektorale në Republikën e Kosovës, meqë nuk është udhëhequr vetëm nga grupe kriminale dhe individë por kjo është një inzhiniering shtetëror i cili është mundu të përmbys një rezultat legjitim në komunën e Mitrovicës. Gjatë këtyre ditëve kanë dal shumë fakte të cilat e dëshmojnë që procesi ka qenë i parregullt, jo legjitim dhe jo legal, prandaj thirrja e Partisë Demokratike e Kosovës është që të kemi një rivotim në Mitrovicë, jo për të marrë pushtet, jo për Arian Tahirin por që të mbrojmë vlerat demokratike në të cilat ne kemi investu kaq gjatë dhe kaq shumë, dhe të parandalojmë një precedent shumë të rrezikshëm në komunën e Mitrovicës i cili neser mund të përdoret në zgjedhjet nacionale ku zoti Kurti në mungësë të përkrahjes popullore do mundohet që të futë sërish duart në kutitë e votimit për të ndryshuar në mënyrë artificiale rezultatin dhe për të vjedhur votat e qytetarëve”, vlerësoi ai.

Behrami thekson se reagimi i shpejt nga KQZ, Prokuroria dhe kompania rrit mosbesimin te qytetarët e Mitrovicës, sepse siç e quan ai ishte një reagim zingjir.
Ai thotë se duhet të rikthehet besimi në institucione të cilat dikur kanë qënë të pavarura dhe janë udhëhequr nga zonja Daka kurse tani sipas tij janë të kapura dhe udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Reagimi i shpejtë i KQZ-së është i panatyrshëm, është shumë i quditshëm dhe më shumë ka kriju dilema dhe pyetje sesa që ka zgjedhur problemin, sepse KQZ në vend që të kontaktoj kompaninë për gabim teknik ajo do duhej të kontaktonte Prokurorinë nëse ka pas aty manipulim, tren bullgar, pra ku e din KQZ që ka qenë gabim teknik dhe kjo e shton edhe më shumë dozën e mosbesimit te qytetarët e Mitrovicës. Pse KQZ ka shpejt, kompania reagoi kaq shpejt, prokuroria, një prokuror që është kusheri me kandidatin e LVV-së, reaguan zingjir kaq shpejt, kjo rrit edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve të Mitrovicës i cili do të reflektohet në mosbesim edhe te qytetarët e Kosovës në institucione që dikur kanë qenë të pavarura që dikur janë udhëhequr nga zonja Daka dhe tash janë të kapura që janë udhëhequr nga LVV. Duhet të rikthehet edhe njëherë besimi te KQZ, besimi te institucionet e Kosovës, besimi te shteti i Kosovës i cili duket se është involvuar në manipulim të votave në Mitrovicë”, tha ai.

Tutje, deputeti thekson se tendenca për ta vazhduar rinumrimin ka qenë tendencë për të fshehur vendin e krimit sepse sipas tij qendra e rinumërimit në Mitrovicë ishte një qendër e krimit.

“Unë mendoj që tendenca për ta vazhduar rinumrinin kanë qenë tendencë për të fshehur vendin e krimit, qendra e rinumrimit në Mtirovicë nuk ka qenë një qendër e rinmrimit por ka qenë një qendër e krimit ku është dashtë të vendoset shiriti i policisë dhe i prokurorisë speciale, aty nuk është dashur që të vazhdoj numërimi por është dashur të vinin fornezika dhe hetuesit për të shikuar atë vend, për të shikuar atë krim që ka ndodh dhe për të identifikuar të gjitha ato parregullësi që kanë ndodh brenda një procesi zgjedhor në Mitrovicë”, përfundoi ai për GazetaBlic.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë
19/03/2026 - 10:21

Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë
19/03/2026 - 10:14

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim...

Më shumëDetails

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë
19/03/2026 - 10:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim. “Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur...

Më shumëDetails

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë