Kandidaturën e Bedri Hamëzs për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka komentuar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, për çka vlerësoi se është “hap i rëndësishëm” për këtë subjekt politik që në zgjedhje parlametare të ardhshme PDK “të kthehet fituese”.
Tahiri ka thënë se Hamza do të jetë “kryeministri i ardhshëm i Kosovës”.
“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri ndër të tjera.











