Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri, raporton GazetaBlic.
Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër, kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani, por, partitë ish opozitare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.
E lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me këtë qasje nuk do ti ketë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.
“Me këtë qasje jo!”, tha Kadrijaj shkurtimisht për GazetaBlic.













