Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqatat e dala nga lufta bën thirrje për protestë në Strasburg: Specialja ka marrë karakter selektiv, UÇK është pasuri kombëtare

14/11/2025 - 20:39
në Lajme
A A
Shoqatat e dala nga lufta bën thirrje për protestë në Strasburg: Specialja ka marrë karakter selektiv, UÇK është pasuri kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Koordinues i Shoqatave të Dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar ka bërë thirrje për protestë të madhe që do të mbahet më 16 nëntor 2025 në Strasburg. Në komunikatë thuhet se, ky këshill shpreh shqetësimin e thellë ndaj padrejtësive që po bëhen në emër të drejtësisë ndërkombëtare kundër luftëtarëve të lirisë dhe ish udhëheqësve të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Gjykata Speciale ka marrë karakter selektiv, dhe, në vend që të ndëshkojë krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia, kjo gjykatë është kthyer në një proces politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

‘’ Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte ndërmarrja më e madhe kombëtare e popullit shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara. Ajo nuk ishte thjesht një luftë për territor, por një përpjekje për liri, për dinjitet dhe për t’u bërë pjesë e barabartë e familjes evropiane të popujve të lirë’’, thuhet mes tjerash.

Komunikata:

KËSHILLI KOORDINUES I SHOQATAVE TË DALA NGA LËVIZJA DHE LUFTA ÇLIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR

THIRRJE PUBLIKE PËR PROTEST

Për të protestuar në Strasburg, më 16 nëntor 2025, kundër procesit të padrejtë që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata speciale ndaj luftëtarëve të lirisë dhe ish drejtuesve të Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë, më 13 nëntor 2025 Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e popullit shqiptar shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën e drejtë ndaj padrejtësive që po bëhen në emër të drejtësisë ndërkombëtare kundër luftëtarëve të lirisë dhe ish udhëheqësve të Republikës së Kosovës.

Themelimi dhe veprimtaria e Gjykatës speciale për Kosovën kanë marrë karakter të njëanshëm dhe selektiv. Në vend që të ndëshkojë krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia pushtuese ndaj popullit shqiptar, kjo gjykatë është kthyer në një proces politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës — luftë e drejtë, çlirimtare dhe mbrojtëse, e përkrahur nga shteti ynë Amë, nga NATO dhe nga bota demokratike.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte ndërmarrja më e madhe kombëtare e popullit shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara. Ajo nuk ishte thjesht një luftë për territor, por një përpjekje për liri, për dinjitet dhe për t’u bërë pjesë e barabartë e familjes evropiane të popujve të lirë.

Raporti famëkeq i Dik Martit mbi “trafikimin e organeve” është dëshmuar si i pavërtetë dhe i fabrikuar. Megjithatë, mbi bazën e këtij raporti të rremë, prej më shumë se pesë vitesh po zhvillohet një proces maratonik e i padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, proces që dëmton rëndë imazhin e Kosovës dhe besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe më pas Lëvizja Popullore e Kosovës, të cilës i përkisnin shumë prej këtyre burrave të lirisë, nuk luftuan vetëm për çlirimin territorial të vendit, por edhe për çlirimin e njeriut shqiptar nga prangat e varfërisë, të prapambeturisë, të ndasive fetare dhe të mungesës së emancipimit shoqëror e politik. Synimi i tyre ishte një komb i lirë, i bashkuar, demokratik e i zhvilluar — pjesë dinjitoze e Evropës moderne.

UÇK-ja është pasuri e përbashkët kombëtare, vlerë historike dhe morale që bashkon shqiptarët pa dallim bindjeje, krahine, partie e feje. Mbrojtja e vlerave të saj është detyrë kombëtare e çdo institucioni, partie e shoqate shqiptare, kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo drejtësi selektive; respekt për sakrificën, jo dënim të historisë sonë. Lufta Çlirimtare e popullit shqiptar në Kosovë ishte, është dhe do të mbetet faqe e lavdishme e historisë sonë kombëtare — vlerë evropiane e lirisë dhe e drejtësisë.

Prandaj, Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta jonë Çlirimtare kërkon shfuqizimin e Rezolutës që çoi në krijimin e Gjykatës speciale dhe rishikim të gjithë procesit që çoi në krijimin e kësaj Gjykate të padrejtë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Nderim dhe mirënjohje për të gjithë luftëtarët e lirisë!

Falënderim e Mirënjohje për Mërgatën tonë, që ishte dhe mbeti krah i fuqishëm i përpjekjeve dhe i Luftës Çlirimtare të kombit tonë, krah i fuqishëm i zhvillimit dhe përparimit të Atdheut tonë të përbashkët!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë