Sot është arrestuar Driton Bekteshi nga Vushtrria i cili prej muajsh është në kërkim policor pasi kishte plagosur djalin e tij më 28 korrik të këtij viti në Stanoc.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës përmes një komunikate, ku ka thënë se D.B. është arrestuar nën dyshimin e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për ngjarjen që kishte tronditur Vushtrrinë ku babai kishte plagosur djalin e tij.
Plagosja në Vushtrri/ Policia e Kosovës shpall në kërkim të dyshuarin Driton Bekteshi
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore:
Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij
Mitrovicë, 14 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.
Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.
Me respekt,
Prokuroria Themelore e Mitrovicës
Rr. Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë













